75 Mall Live Search
17:56 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Roma me tri opsione për zëvendësimin e Dzekos

Roma është ende në kërkim të gjetjes së zëvendësimit për Eden Dzekon. Ish sulmuesi i Manchester Cityt është vendosur të bashkohet me rivalët e ligës Inter Milan në ditët në vijim.

Roma ka identifikuar një numër objektivash por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë shenjë pozitive.

Synimi kryesor i Giallorossi është Gonzalo Higuain i Juventusit, por argjentinasi nuk është i interesuar të largohet nga klubi.

Një lojtar tjetër që tërhoqi klubin është Mauro Icardi i Interit, por besohet se ai do të preferonte të bashkohej me një klub që mund të luaj në Ligën e Kampionëve.

Tjetër opsion është Mariano Diaz nga Real Madridi i cili ka mund të kushtojë 20 milionë euro ndërsa pjesa tjetër e buxhetit të tyre do të përdoret për të nënshkruar sulmuesin veteran të Shakhtar Donetsk, Júnior Moraes./Indeksonline/.