Roma merr fitore të madhe, Napoli mposhtet nga Sassuolo, asnjë minut për Rrahmanin

Roma ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Serie A.
Golat për romakët i shënuan Spinazzola në minutën e 12-të dhe Pedro në minutën e 70-të.

Në ndeshjen tjetër, Sassuolo ka fituar ndaj Napolit me rezultat 0-2.
Golin e parë e shënoi Locatelli në minutën e 59-të derisa të dytin e realizoi Lopez në minutën e pestë shtesë.
Barcelona-level defending from Napoli… https://t.co/lrNoWXWqjD
— José (@josepintoj) November 1, 2020
Edhe në këtë ndeshje nuk pati asnjë minutë për Amir Rrahmanin.
Sassuolo ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Milani, Napoli është në vendin e pestë me 11 pikë aq sa ka edhe Roma. /IndeksOnline/