20:02 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Roma merr fitoren e parë sezonale, mposht Sassuolon

Roma ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Sassuolos në ndeshjen e xhiros së tretë të Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian golat i shënoi që në pjesën e parë duke e vulosur dilemën e fituesit.

Golat për Romën i realizuan Cristante (12′), Dzeko (20′), Mkhitaryan (22′) dhe Kluivert (33′), shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë Berardi realizoi dy gola (53′ dhe 72′) por që nuk ishin të mjaftueshme.

Me këtë fitore, Roma tashmë ka pesë pikë në vendin e shtatë, derisa Sassuolo mbetet me vetëm pikë. /IndeksOnline/