75 Mall Live Search
22:42 / E Diele, 18 Tetor 2020 / C E

Roma merr tri pikë të vështira në Olimpico, mposht Benevnton

Roma ka mposhtur Benventon me rezultat 5-2 në ndeshjen e xhiros së katërt të Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti Italian arriti t’i marr tri pikë të mëdha në një ndeshje ku fillimisht ishte në disavantazh.

Golat për mysafirët i shënuan Caprari në minutën e pestë dhe Lapadula në minutën e 55-të.

Ndërsa për Romën golat i shënuan Pedro (31’), dy Dzeko (35’ dhe 78’) Vertout nga penalltia (67’) dhe Perez (89′).

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e shtatë me shtatë pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/