Roma – Milan, formacionet zyrtare

Sot zhvillohet ndeshja kryesore e javës së tretë të Serie A.
Roma e Jose Mourinhos do të jetë nikoqire e Milanit të Stefano Piolit, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në “Stadio Olimpico”, më fillim nga ora 20:45.
Romakë kërkojnë fitoren e parë këtë sezon, pasi kanë një barazim dhe një humbje.
Në anën tjetër, kuqëzinjët janë në kërkim të fitores së tretë radhazi.
Formacionet zyrtrae:
Roma: Rui Patrício; Mancini, Smalling, Llorente; Çelik, Cristante, Paredes, Aouar, Zalewski; El Shaarawy, Belotti.
Milan: Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Hernández; Loftus-Cheek, Krunić, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao./IndeksOnline/