“Zonja e Vjetër” mposht Romën me ish lojtarët e tyre!
Juventus ka fituar derbin e xhiros së 18-të në kuadër të Serie A ndaj Romës.
Vendasit fituan me rezultat 1-0, me golin e marokienit Mehdi Benatia në minutën e 18-të.
Në vazhdim Roma u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, por një mundësi e mirë u shpërdorua nga Stephan El Shaarawy (27′), i cili nuk u tregua i saktë nga afërsia dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat minimal.
Në pjesën e dytë, rastet e parë u treguan për Gonzalo Higuain (52′) dhe (68′), por në dy rastet dështoi të gjej rrjetën.
Në vazhdimin e pjesës së dytë edhe Roma pati raste të mira për ta barazuar rezultatin me anë të Edin Dzeko (71′) dhe Alessandro Florenzi (80′), por goditja e të parit përfundoi në portë dhe e të dytit u ndal nga traversa.
Roma kishte shansin ideal në fund ndeshjës, pasi çeku Patrick Schick ishte i vetëm me portierin Sczesny, por ky i fundit bëri një pritje fantastike.
Me këtë fitore Juventus ngritet në vendin e dytë me 44 pikë, 1 pikë më pak se Napoli.
Ndërsa Roma mbetet në vendin e katërt me 38 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/