Roma në frikë, ylli i skuadrës ndezë sinjalin se po ikë!
Roma përveç rezultateve, pritet të ketë edhe probleme të tjera. Ylli i skuadrës, Cengiz Under është i pari që ka ndezur sinjalin e largimit.
Futbollisti turk ka thënë se e pëlqen Premierligën Angleze, sidomos Manchester Cityn.
“Më pëlqen Premierliga, në veçanti skuadra e Manchester Cityt për shkak se ka lojtarë të klasit botëror. Shpresoj që një ditë të jem pjesë e këtij ekipi”, ka thënë ylli turk.
Under ka kontratë edhe 3 vite të tjera me Romën, por që ky është vetëm fillimi i pakënaqësisë së tij te skuadra italiane./Indeksonline/