Roma në zi, vdes ish presidenti Ciarrapico
Ish-presidenti i Romës, Giuseppe Ciarrapico, ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare, njoftojnë mediat italiane.
Roma është ka rënë në zi për shkak të vdekjes së ish-presidentit të saj, Giuseppe Ciarrapico, i cili e udhëhoqi klubin për dy vite nga 1991 deri më 1993.
Ai u detyrua t’ia shiste klubin Franco Sensit më 1993, pasi ishte kapur në një skandal politik.
Gjatë epokës së Ciarrapicos, Roma e fitoi Kupën e Italisë më 1991 kur ikona e klubit, Francesco Totti debutoi si adoleshent. /Indeksonline/