Roma nis blerjet, transferon mesfushorin francez

Roma nuk ka më kohë për të humbur dhe tani ka nisur përforcimet për sezonin e ardhshëm.
Skuadra romake është në prag të marrëveshjes me të sjellë në kryeqytet mesfushorin francez, Enzo Le Fee.
Mesfushori i Rennes pritet të transferohet te Roma për 18 milionë euro.
24- vjeçari pritet ti japë më shumë agresivitet mesfushës së Romës, atë çfarë po e kërkon De Rossi./Indeksoline/