75 Mall Live Search
17:15 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Roma ofron një lojtar dhe para për Elseid Hysaj

Roma dëshiron transferimin e Elseid Hysaj nga Napoli gjatë merkatos së verës dhe do të përdorin një lojtar dhe para për ta marrë atë.

Karsdortp është i huazuar te Feynordi dhe drejtuesit prisnin që holandezët të paguanin 8 milion euro për kartonin e tij, shkruan Indeksonline.

Nuk do të ndodhë kështu, pasi drejtori sportiv i Romës, Cristiano Giuntoli, ka vendosur të provojë mundësinë që i ka dalë në shteg.

Roma do Hysajn dhe do të ofrojë kartonin e lojtarit të tyre dhe para. Shqiptari nga krahu tjetër dëshiron të largohet nga napolitanët, pasi nuk ka patur shumë hapësirë.

Karsdorp kërkon të shfrytëzojë momentin dhe të provojë të impresionojë në Itali. /IndeksOnline/