75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Roma përmbys Ludogoretsin dhe siguron kualifikimin në Europa League

Roma ka mposhtur Ludogoretsin dhe ka arritur të kualifikohet tutje në Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Mourinho mposhti Ludogoretsin me rezultat 3-1, me një përmbysje në pjesën e dytë shkruan IndeksOnline.

Meritat për këtë përmbysje të Romës i shkojnë futbollistit i cili u rikthye nga lëndimi, Nicolo Zaniolo.

23 vjeçari u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe arriti të fitoj dy penallti të ciat u ekzekutuan për mrekulli nga Pellegrini.

Zaniolo nuk u ndal me kaq dhe më pas arriti të shënoj edhe golin e tretë për skuadrën e Romës.

Roma me këtë fitore ka mbyllur Grupin C në vendin e dytë me 10 pikë, duke siguruar kualifikimin për në 1/16 të Europa League.

Në anën tjetër Ludogorets do të vazhdoj garat në Conference league./IndeksOnline/