75 Mall Live Search
13:22 / E Diele, 07 Qershor 2020 / indeksADMonline

Roma pëson humbje rekord në bilance

Vazhdon kriza në bilancet e Romës dhe pandemia ka futur edhe më shumë në hall presidentin James Pallotta, i cili nga SHBA po moniton situatën dhe po bën sondazhe mbi vlerën e klubit në rast shitje.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, borxhet vazhdojnë të rriten te verdhekuqtë dhe tani humbjet janë 126 milionë euro. Tifozët po frikësohen dita ditës se mos lojtarët më të mirë do të dalin në merkato për të rikuperuar në bilanc.

Pallotta është duke kërkuar ortakë të rinj ose të paktën blerës që do të paguanin çmimin e tij, por nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë do të përgatitet t’i thotë “lamtumirë” Zaniolos, Pellegrinit, Kluivert e disa të tjerëve.