75 Mall Live Search
17:00 / E Martë, 04 Korrik 2023 / A. M.

Roma po bëhej gati ta zyrtarizonte, Interi ia merr nga dora talentin

Interi ka arritur marrëveshje me mesfushorin, Davide Frattesi.

Marrëveshja përfshin huazim me obligim blerje për 25 milionë euro dhe si shkëmbim lojtarin Samuele Mulattieri.

Mesfushori Frattesi shënoi 7 gola në 37 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar për Sassuolo. Ai ishte gjithashtu zgjedhja e befasishme e trajnerit të Italisë, Gianluca Mancini gjatë finales së katër të Ligës së Kombeve.

Frattesi nisi kundër Spanjës dhe Holandës. Ndaj këtij të fundit ai shënoi një herë dhe asistoi. /IndeksOnline/