Roma po mendon për sulmuesin e Chelseas
Roma vazhdon të monitorojë tregun për të përforcuar sulmin.
Pas rinovimit të Edin Dzeko-s klubi kërkon të afrojë një tjetër qendërsulmues dhe ka dy emra në listë.
I pari është Michy Batshuayi, që luan te Chelsea dhe te përfaqësuesja belge.
I ardhur nga huazimi te Crystal Palace, Batshuayi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të The Blues, Frank Lampard.
Emri i dytë është Nikola Kalinic, ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Milanit i cili aktualisht luan tek Atletico Madrid.