75 Mall Live Search
16:52 / E Enjte, 08 Janar 2026 / Gj Sh

Roma pranë marrëveshjes për Giacomo Raspadorin

Roma është shumë afër finalizimit të transferimit të Giacomo Raspadorit, me palët që po negociojnë detajet e fundit të kontratës.

Sipas asaj që raporton Matteo Moretto, marrëveshja mes Romës dhe Atletico Madrid është arritur prej disa ditësh dhe parashikon një huazim të paguar në vlerën e 1.5 milionë eurove, me një opsion blerjeje nga 20 deri në 23 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Sipas marrëveshjes mes klubeve, janë përfshirë edhe klauzola dhe penale që, në varësi të arritjes së objektivave të caktuara sportive, mund të rrisin koston totale të transferimit.

Raspadori shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Romës, ndërsa klubi synon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për t’i dhënë trajnerit një alternativë cilësore në sulm për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/