14:09 / E Martë, 15 Gusht 2023 / LB

Roma prezanton dy blerje, dy yjet e PSG-së

Dy nënshkrimet e reja të Romës mbërritën në aeroportin Ciampino paraditen e sotme.

Leandro Paredes dhe Renato Sanches, dy mesfushorët që Roma nënshkroi nga PSG janë gati për tu prezantuar tek skuadra e Mourinhos.

Paredes rikthehet në Romë, nga e cila u largua në vitin 2017, në mënyrë të përhershme për 2.5 milionë euro.

Sanchez vije në Romë me huazim në vlerë 1 milion euro me të drejt të blerjes së kartonit të tij./Indeksonline/