10:13 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Roma refuzon Suson e Milanit

Milani tashmë e ka vendosur: Piatek është i vetmi që do të konfirmohet në sulm dhe të gjithë janë në shitje, nëse vjen oferta e duhur.

I pari ka bërë valixhet Andre Silva, i cili po transferohet te Monaco dhe do të çojë në arkën e Milanit 30 milionë euro.

Pas tij radhën e ka Suso, sepse spanjolli nuk është në planet e trajnerit Marco Giampaolo.

Për anësorin e majtë ofensiv është Roma klubi më i interesuar, por Milani kërkon 40 milionë euro. Verdhekuqtë kanë tentuar të përfshijnë lojtarë në këmbim, duke tentuar se fundi edhe me çekun Patrik Schick.

 23-vjeçari është lojtar me cilësi dhe hapësira rritjeje, ndaj Milani e ka kërkuar më përpara, por tani nuk i intereson më, sepse Giampaolo ka vendosur si prioritet argjentinasin e Atletico Madrid, Correa, lojtar i aftë të luajë si sulmues i dytë dhe në krah.

Për këtë arsye, Milani ka refuzuar dhe Roma duhet të shkojë te 35 milionë eurot e pakta për të bindur kuqezinjtë, përndryshe vetëm me ndonjë emër si Zaniolo do flitej për shkëmbim.