75 Mall Live Search
15:54 / E Hënë, 12 Gusht 2019 / indeksADMonline

Roma refuzon ta shesë Dzekon te Interi

Skuadra italiane Roma thuhet se ka refuzuar ofertën e Interit për transferimin e Edin Dzekos tek klubi zikaltër.

Nerazzurët kanë qenë të lidhur pas Dzekos për disa kohë por kanë luftuar për të arritur një marrëveshje me Giallorossët.

Inter fillimisht dëshironte të shpenzojë jo më shumë se 10-12 milionë euro për sulmuesin veteran boshnjak ndërsa roma ka kërkuar 20 milionë euro për të.

Ndërkohë klubi milanez thuhet se kishte ofruar 15 milionë euro por edhe kjo nuk ishte e mjaftueshme për klubin e kryeqytetit italian duke këmbëngulur se nuk do të zvogëlojnë kërkesat e tyre për Dzekon.