20:09 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / C E

Roma shënon fitore të rëndësishme kundër Atalantas

Ka përfunduar ndeshja interesante mes skuadrës së Romës dhe asaj të Atalantas, e vlefshme kjo për xhiron e 28 të Serie A.

Pas plot 90’ minutave lojë, Roma ka shënuar fitore tejet të rëndësishme me rezultat minimal 1:0 kundër Atalantas.

Golin e zhbllokimit të rezultatit dhe të fitores për “Giallorossët” e shënoi sulmuesi anglez Tammy Abraham, i cili vulosi ndeshjen në minutën e 32’.

Me pikët e reja, Roma tani ngjitet në pozitën e pestë në kuotën e 47 pikëve, aq sa ka edhe kundërshtari i sotëm Atalanta që tani zbret në pozitën e gjashtë në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Romës.