75 Mall Live Search
20:04 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Roma shet brazilianin Gerson

Roma vazhdon të përmirësojë bilancin ekonomik me afrimin e 30 qershorit, teksa sot ka realizuar shitjen e mesfushorit brazilian Gerson, për 10 milionë euro te skuadra ruse e Dinamos së Moskës.

Mesfushori brazilian u ble në verën e 2016-ës për 16.5 milionë euro nga Fluminense, por nuk bindi as te Roma dhe as te Fiorentina sezonin e kaluar, kur ishte në huazim.

Paraqitjet jo të mira ia kanë ulur vlerën Gerson, por Roma arriti të përfitojë gjithsesi, pasi në këto 3 sezone e kishte ulur peshën e kartonit të tij në bilanc.