Roma shkëlqen ndaj Salzburgut, siguron kualifikimin

Roma ka shënuar fitore të madhe në ”Olimpico”, duke siguruar kualifikimin tutje në Europa League.
Verdhëkuqët mposhtën Salzburgun me rezultat 2-0, duke përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë, shkruan IndeksOnline.
Andrea Beloti shënoi golin e parë në minutën e 33-të ndërsa shtatë minuta më vonë Dybala shënoi golin e dytë duke i sjellur fitoren skuadrës romake.
Me këtë rezultat Roma kualifikohet në 1/8 e finales pasi rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 2-1./IndeksOnline/