75 Mall Live Search
10:24 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Roma si ekip korrje-shirjesh, po e vjelin të tjerët

Skuadra e Romës është shëndrruar në një ekip korrje-shirjesh viteve të fundit. Roma punon një vit për të krijuar “frut”, por atë frut e vjelin të tjerët në afatin kalimtar të verës.

Pasi Liverpooli i mori Salah e Alisson, dhe shumë skuadra tjera i kanë marrë yje të skuadrës me pak para, Roma tani pritet të humbet edhe një yll tjetër.

Kostas Manolas është shumë pranë kalimit te Napoli, shkruan Indeksonline.

Carlo Ancelotti e ka konfirmuar se Napoli ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe po pret marrëveshjen mes skuadrave.

Jo vetëm kaq, Roma mund të mbetet edhe pa talentin e vetëm që ka në skuadër, Zaniolon.

Ylli i talentuar italian po lakmon kalimin te Juventus. Ka qenë nëna e tij ajo që nuk ka përjashtuar largimin e Zaniolos këtë verë./Indeksonline/