75 Mall Live Search
16:34 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Roma si opsion për transferim ka edhe mbrojtësin e Man Utd

Gjigantët Italian, Roma thuhet se dëshirojnë ta transferojnë Marcos Rojo si një alternativë për Dejan Lovren të Liverpool.

Roma ishte afër transferimit të Lovren disa ditë më parë dhe raportet madje sugjeruan që ata kishin rënë dakord me termet personale me kroatin. Por duket se ka dalë një problem pasi që Lovren raportohet se kërkoi një shpërblim prej rreth 1 milion euro në sezon, edhe pse ishte dakorduar një tarifë me Liverpoolin, transmeton Indeksonline.

Roma tani e sheh Marcos Rojon si opsion, pasi që lojtari është përfolur për një largim nga Manchester United në javët e fundit./Indeksonline/.