75 Mall Live Search
17:55 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / BA

Roma siguron një transferim të hajrit nga Premierliga

AS Roma ka bërë një goditje të rëndësishme në merkaton e verës duke arritur marrëveshje me Aston Villan për transferimin e sulmuesit, Leon Bailey.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur për merkaton, Fabrizio Romano.

Sipas Romano-s, bëhet fjalë për një huazim fillestar me vlerë €2-3 milionë, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një klauzolë blerjeje jo të detyrueshme prej €22 milionë.

Klubi italian do të mbulojë gjithashtu të gjithë pagën e lojtarit gjatë periudhës së huazimit.

“Bailey e kishte vendosur prej javës së kaluar se dëshironte vetëm Romën,” raporton Romano.

Kontrolli mjekësor pritet të jetë hapi i radhës para prezantimit zyrtar./IndeksOnline/