Roma telefonon Mourinhon
Jose Mourinho ka qenë në kontakt me Interin dhe Romën për një kthim të mundshëm në Serie A, sipas Sky Sport Italia.
Portugezi aktualisht është pa punë pasi u shkarkua nga Manchester United, por tashmë ka deklaruar se dëshiron të rikthehet në stol në sezonin e ardhshëm.
Sky Sport Italia pretendon se Roma ka kontaktuar me Mourinhon në një telefonatë, por se çdo negociatë është në fazën më të hershme të mundshme. /IndeksOnline/