75 Mall Live Search
15:38 / E Martë, 02 Qershor 2026 / G T

Roma u interesua për të, Greenwoodi afër Superligës turke?!

Sulmuesi anglez Mason Greenwood ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar klubit turk Fenerbahçe, duke e afruar ndjeshëm transferimin e tij drejt Superligës turke.

Sipas raportimeve të fundit, Fenerbahçe është pajtuar me kushtet personale të lojtarit, ndërsa tani mbetet që të finalizohen detajet me klubin aktual për të përmbyllur transferimin, shkruan Indeksonline

Në anën tjetër, AS Roma vazhdon të mbetet e interesuar për shërbimet e Greenwood, por klubi italian do të duhet të barazojë kërkesën financiare prej 50 milionë eurosh për të qëndruar në garë për firmën e sulmuesit.

Greenwood është një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës, me disa klube evropiane që kanë monitoruar situatën e tij. Megjithatë, në këtë moment Fenerbahçe duket se ka marrë avantazhin vendimtar në garën për transferimin e 24-vjeçarit./Indeksonline/