22:45 / E Diele, 16 Prill 2023 / C E

Roma vazhdon me fitore, mposht edhe Udinesen

Roma ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie A, duke vazhduar kështu të mbajë edhe pozitën e tretë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho fitoi sonte në shtëpi kundër Udineses.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” përfundoi me rezultatin 3:0.

Edoardo Bove (37’), Lorenzo Pellegrini (55’) dhe Tammy Abraham (90+1’) shënuan në fitoren e romakëve.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u akorduan dy penallti, nga një për secilën skuadër.

Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk u shndërrua në gol. Bryan Cristante dështoi te vendasit, kurse Roberto Pereyra te mysafirët.

Roma pas kësaj fitore ka 56 pikë në pozitën e tretë, tri më shumë se Milani, që është i katërti.

Udinese ndodhet në pozitën e 12-të me 39 pikë.