75 Mall Live Search
23:05 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / Gj. Sh

Roma vazhdon shkëlqimin në Europa League

Roma po vazhdon të shkelqejë në Europa League.

Finalisiti i vitit të kaluar, mposhti në “Olimpico”, Slavia Pragën, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Edoardo Bove në minutën e 1-rë dhe Romelu Lukaku në të 17-tin minutë ishin golashenues për skuadrën italiane.

Kjo është fitorja e tretë e Romës në po aq ndeshje, duke kryesuar tabelën e Grupit G, me 9 pikë.

Në anën tjetër, Slavia ndodhet në vendin e dytë, me 6 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/