Roma, Zaniolos: Ose shko në Angli, ose rri në shtëpi

Roma i ka dhënë ultimatumin e fundit Nicolo Zaniolos. Ylli romak është i interesuar të largohet në afatin e janarit dhe preferon kalimin tek Milani.
Por, skuadra romake nuk po lejon kalimin e tij tek rivalët e saj në Serie A. Roma është e interesuar të bëj pazar me ndonjë nga skuadrat e Premierligës.
Bournemouth po ofron 35 milionë dhe një përqindje në rishitje.
Friedkins po negociojnë personalisht shitjen e tij dhe në rast se ai nuk përfill rregullat, Zaniolo rrezikon të mos luaj më këtë edicion./Indeksonline/