Roma zbukurohet me “Ferrari’’

Pronarët e veturave të njohura “Ferrari” i kanë sjellë Romës ngjyrim dhe shkëlqim të veçantë, gjatë një dite të tërë.
Ata janë bërë bashkë për të reklamuar veturat e kompanisë, në disa prej vendeve më të njohura të kryeqytetit italian.
Pronarët e 50 veturave “Ferrari” janë takuar në Romë për të parakaluar me veturat luksoze.
Ata janë shëtitur nga Koloseumi dhe Castel Sant’Angelo.
Ky parakalim është organizuar nga një klub amator i ngasësve të “Ferrarit”.