Roma zhvilloi një tjetër takim sot, Mourinho pret përgjigje pozitive nga Dybala

Roma po pret një përgjigje nga Paulo Dybala pas takimit të së dielës, sipas raportimeve në Itali.
Argjentinasi është zyrtarisht lojtar i lirë që nga 30 qershori, kur edhe i skadoi kontrata me Juventusin – teksa tani besohet se Roma dhe Napoli janë opsionet e tij të vetme, transmeton Gazeta Express.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se një takim mes delegatëve të Romës dhe përfaqësuesve të Dybalas u zhvillua këtë të diel dhe se tani klubi nga kryeqyteti italian po pret një përgjigje.
Prej kohësh është raportuar se 28-vjeçari ka qenë një kërkesë personale e Jose Mourinhos dhe se ai dhe klubi shpresojnë se lojtari do ta pranojë ofertën e tyre.
Një vendim përfundimtar i Paulo Dybalas besohet se do të merret në javën e ardhshme.