75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Romagnoli debuton si pilot i Formula 1

Kapiteni i Milan-it ka folur për debutimin e tij si pilot virtual i F1 në Çmimin e Madh virtual të Interlagos.

“Më vjen keq për nisjen, kam gabuar. Por kush ishte para meje, duhej të ishte penalizuar”, ka thënë ylli i kuqezinjve.

“Kam provuar të mbaja një ritëm të mirë dhe më pas nuk e di pse më dhanë një penalizim prej 5 sekondash. Megjithatë, ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe falënderoj @alphataurif1. Të garoj me Ferrari? Atë të vërtetën? Do të ishte bukur”.

Kapiteni i Milanit ka folur edhe për rifillimin e sezonit të Serie A.

 “Unë stërvitem çdo ditë, kemi programe ditore. Kërkojmë të mbahemi në formë sa më shumë të jetë e mundur, me shpresën që të mund të kthehemi shpejt në fushë”, ka thënë Romagnoli për Sky Sport.