Romagnoli dhe Rrahmani si “robotë”, kanë luajtur në çdo ndeshje këtë sezon

Alessio Romagnoli këtë sezon ka qenë një nga pikat më të forta të Series A.
Mbrojtësi italian nuk e ka humbur asnjë minutë këtë sezon. Ai ka qenë në çdo ndeshje te Milani dhe ka luajtur çdo minutë, transmeton Indeksonline.
Pas tij vjen, mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani. Ai nuk ka qenë në fushë për Veronën vetëm 11 minuta. Roli i mbrojtësit kosovar te Verona ka qenë tejet i rëndësishëm.
Romagnoli dhe Rrahmani me performancat e tyre dhe praninë në fushë kanë bërë që skuadrat e tyre të kenë ngritje në kualitet./Indeksonline/
