75 Mall Live Search
08:50 / E Martë, 07 Qershor 2022 / AR

Romano zbulon të ardhmen e Ibrahimovic

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, aventura e Zlatan Ibrahimovicit me Milanin ende nuk ka përfunduar.

Në fakt, Ibrahimovic do të takohet me krerët e Milanit gjatë ditëve në vazhdim, ku do të diskutohet çështja për rinovimin e kontratës së tij, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, Ibrahimovic është duke u rikuperuar nga lëndimi i tij, kohë që do ta lë atë jashtë fushave afro shtatë deri në tetë muaj, ku si pasojë e kësaj, ylli suedez është i hapur që të pranojë edhe ulje page vetëm të vazhdojë të ardhmen me kampionin italian.

Këtë sezon, Zlatan Ibrahimovic ka arritur të bëjë 27 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar tetë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.