19:54 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Romen nuk e këndell as Ranieri, humb ndaj SPAL

Roma ka bërë një hap mbrapa për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur në transfertë ndaj SPAL me rezultat 2-1.

Fillimisht vendasit kaluan të parët në epëri me golin e Mohamed Fares në minutën e 22-të.

Roma u kundërpërgjigj në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin me anë të penaltisë, ku Diego Perotti nuk gaboi.

Vetëm shtatë minuta më pas u akordua sërish penalti, kësaj radhe në favor të vendasve. Andrea Petagna dërgoi topin në rrjetë duke rikthyer epërsinë për 2-1.

Ky ishte edhe rezultati final i takimit. /IndeksOnline/