‘Romeo e Xhuljeta’ i kohëve moderne, imazhe nga klipi i ri i Mozzikut dhe Loredanës
Më 1 shkurt çifti i njohur kosovar, Loredana dhe Mozzik do ta lansojnë bashkëpunimin e tyre.
Dyshja që vijnë për herë të dytë me një projekt të përbashkët muzikor, tashmë kanë publikuar edhe imazhe nga klipi i tyre.

Por, është Loredana ajo që vjen me pamje të reja, teksa shfaqet edhe ndryshe nga imazhet e tjera.
Elegante me një fustan të verdhë, pranë portretit të Mozzikut, ajo duket thjeshtë si mbretëreshë.

Edhe Mozzik vjen me një fotografi të ngjashme, ai pranë portretit të Loredanës.

Sigurisht fansat e tyre mezi po e presin këtë projekt muzikor.
Kujtojmë që tashmë çifti janë bërë edhe prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Hana./Indeksonline/