19:45 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Romeo ia shpreh dashurinë Jonidës, me një foto nga pushimet

Prej disa ditësh, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj, ndodhen në Porto Montenegro, një destinacion jahtesh luksoze në Mal të Zi.

Çifti i njohur i showbiz-it që e bëri publike romancën gjatë karantinës, po shijon këto ditë pushimesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Madje ata nuk kanë ngurruar që të postojnë foto e video nga pushimet së bashku, ku nuk mungojnë as imazhet e këndshme.

Mali i Zi është destinacioni i radhës i pushimeve të çiftit, pas atij në jug të Shqipërisë ku Romeo dhe Jonida kaluan disa ditë fantastike gjatë pandemisë.

Çifti pranoi lidhjen nëpërmjet disa videove në TikTok dhe që atëherë në rrjete sociale kanë ndarë herë pas here momente së bashku.