10:40 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Romës i zhduket ylli i skuadrës!

Nuk ka aspak rehati te Roma. Dje ishte data e fundit që kur lojtarët duhet të ktheheshin në skuadër për të filluar përgatitjet për kualifikimet në Europa League.

Por, njëri nga blerjet më të shtrenjta të Romës në vitet e fundit, mesfushori Nzonzi nuk është rikthyer fare. Madje mesfushori francez ka mbyllur rrugët e komunikimit dhe nuk ka lajmëruar askënd për mungesën e tij.

Mister 30 milionëshi thuhet se ka vendosur largimin nga skuadra dhe se nuk dëshiron më rikthimin në Itali.

Mediat franceze raportojnë se Nzonzi është në bisedime me Lionin.

Roma do të gjobisë ish-yllin e Sevillës, ndërsa Roma e ka të vështirë ta bindë atë për qëndrimin në Serie A./Indeksonline/