Ronaldinho festoi ditëlindjen në burg, fitoi një turne dhe mori urime nga legjendat

Ronaldinho ka festuar ditëlindjen e tij të 40-të prapa grilave në shtetin e Paraguait.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit u arrestua pasi ka tentuar të futet në këtë shtet me një pasaportë false, shkruan Indeksonline.
Ylli brazilian rrezikon të dënohet me gjashtë muaj burgim të detyrueshëm edhe pse është raportuar se miqtë e tij po mundohen ta nxjerrin.
Ai në burg ka ndihmuar shokët e tij të fitojnë një turne, duke fituar në finale 11-2.

Ronaldinho ka marrë urime nga legjendat e futbollit si Roberto Carlos dhe Ronaldo Fenomeni.
”Urimet më të mira shoku im për ditëlindjen e 40-të”, i ka shkruar Roberto Carlos.
“Urime Xará (shoku)! Mund të kapërceni këtë fazë të vështirë të jetës tuaj me të njëjtën gëzim si gjithmonë!”, ka shkruar Ronaldo.
Pavarësisht se ishte duke u përpjekur të shfrytëzonte sa më shumë nga një situatë e keqe në burg, miku i Ronaldinhos, Nelson Cuevas së fundmi e vizitoi atë dhe u tha gazetarëve: “Ai është i trishtuar. Shpresojmë që ai mund të dalë së shpejti“. /IndeksOnline/