75 Mall Live Search
19:29 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / OSH

Ronaldinho merr një lajm të keq, personi më i dashur i tij në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-futbollisti legjendar, Ronaldinho Gaucho ka marr një lajm të keq.

Nëna e tij është infektuar me koronavirus dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Indeksonline.

“Miqtë e mi të dashur, nëna ime ka koronavirus dhe ne po mundohemi që ajo të rikuperohet sa më shpejtë. Ajo është në kujdes intensive për momentin. Faleminderit për lutjet, energjinë pozitive dhe dashurinë që po na dhuroni”, u shprehë ai në postimin e bërë./Indeksonline/