11:29 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ronaldinho: Messi është më i miri i epokës së tij, jo i historisë

Ronaldinho ka deklaruar se Leo Messi, i cili sapo ka fituar Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, mund të quhet si “më i miri i epokës së tij”, por jo i histories së futbollit.

“Më vjen mirë për Messin sepse e kam mik. Por, nuk më pëlqejnë krahasimet sepse është vështirë të thuash se kush ka qenë më i miri i historisë. Historia ka Maradona, Pele, Ronaldo… nuk them dot që Messi është më i miri i historisë, por është më i miri i epokës së tij”, tha ish-lojtari i Brazilit dhe Barcelonës.

Këto deklarata, Ronaldinho i bëri gjatë një ndeshjeje miqësore në Meksikë.