75 Mall Live Search
22:40 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ronaldinho mund të fitojë lirinë e plotë

Ish-ylli i futbollit brazilian i cili u arrestua në kryeqytetin e Paraguait Asuncion pasi bashkë me të vëllain në muajin mars hyri në këtë shtet me pasaporta false mund të lirohet nga çdo akuzë dhe mund të fitojë lirinë e plotë.

Disa kohë i kaluan të burgosur, teksa më pas dolën në arrest shtëpie (po qëndrojnë në një hotel luksoz në Asuncion) pas pagimit të shumës prej 1.6 milion dollarësh si garanci për ta. 

ESPN raporton se brenda muajit gusht, 40-vjeçari dhe vëllai i tij pritet të fitojnë lirinë e plotë.

Avokatët po negociojnë për arritjen e një marrëveshje, sigurisht duke pranuar fajin, pavarësisht se ish-lojtari i madh e ka mohuar që të kishte dijeni për problemet në pasaportë.

Akordi është shumë afër dhe vjeshta mund t’i gjejë dy vëllezërit në liri.

Nëse diçka e tillë nuk ndodh dhe ai shpallet fajtor, atëherë rreziku është i madh, pasi Dinho dhe vëllai i tij mund të dënohen me 5 vite burg.