Ronaldinho paguan borxhin milionësh për ta rikthyer pasaportën
Ish-futbollisti brazilian, Ronaldinho dhe vëllai i ti, Roberto Assis Moreira kanë rënë dakord me autoritetet të paguajnë gjobën 6 milionë reais (1.5 milionë dollarë) për dëmtimin e mjedisit.
Atyre tashmë do t’u kthehen dokumentet, të cilat u ishin marrë gjatë gjykimit.
Marrëveshja u nënshkrua në një gjykatë në Rio Grande, ku edhe u dënuan në vitin 2015, shkruan Indeksonline.
Ish-ylli i Barcës, Milanit dhe PSG-së dhe vëllai i tij u dënuan se kishin dëmtuar mjedisin, duke ndërtuar një platformë të peshkimit në një liqe në Porto Alegre, në jug të Brazilit.
Pasi që të dy nuk pranuan të zbatojnë vendimin, i cili përcaktoi pagimin e gjobës prej 8.5 milion reais (2.1 milion dollarë), gjyqtari në çështjen përcaktoi në fund të vitit të kaluar marrjen e pasaportave të tyre dhe pamundësia e lëshimit të dokumenteve të reja derisa të vuanin dënimin.
Pas paktit të arritur me prokurorinë, Dinho dhe vëllai i tij kanë kohë deri në 1 tetor të paguajnë gjobën e rënë dakord, e cila është më e ulët se ajo që u është imponuar atyre në ditët e gjykimit. /IndeksOnline/