Ronaldinho pas lirimit nga burgu ka fituar gati 1 milion euro, i ka hyrë edhe muzikës

Viti 2020 ka qenë shumë i vështirë për legjendën e futbollit, Ronaldinho.
Braziliani qëndroi në burg për 32 ditë, pasi u kap ashkë me vllaun e tij, me dokumente të falsifikuara, transmeton Indeksonline.

Por, pas lirimit nga burgu, Ronaldinho duket se është duke kaluar momente të mira.
Sipas “El Pais’, Ronaldinho ka arritur të bëj afro 1 milion euro katër muaj pas lirimit nga burgu.
Dinho ka bërë disa lëvizje biznesore, që kanë dal të jenë të suksesshme.

Ai ndihmoj klubin e Altetico Mineiors që të promovoj stadiumin. Braziliani hapi një studio muzikore, ku u realizua kënga e grupit “Recayd Mob” me reperin Djonga. Kënga ka arritur 1 milionë shikime për më pak se një javë. Në videoclip është edhe Ronaldinho.
Dinho po ashtu ka lansuar brendin e tij për pijen “Gin”, ku ja ka vënë emrin “R-One”. Braziliani po ashtu ka qenë në kampanja të udhëtimit të kompanisë “Buser”. Ai ka qenë fytyra e “Betcris, një shtypëse e librave, me të cilët ka kontratë që nga viti 2019.

Legjenda e futbollit po ashtu ka bashkëpunuar me kompanitë e videolojërave PES dhe FIFA.
Përkundër problemeve, Dinho vazhdon të jetë ambasador i turizmit në Brazil. Ai është takuar edhe me presidentin e shtetit të Brazilit, Jair Bolsonaro./Indeksonline/
