75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Ronaldinho tregon klasin e tij, e ftoi pronari i Hull Cityt në Turqi

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho ishte i ftuar nga pronari i Hull Cityt në Turqi për të luajtur futboll të vogël në rërë.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhuroi spektakël dhe të veshur kishte fanellën e Jason Tatum, lojtarit të NBA-së dhe skuadrës së Boston Celtics, shkruan Indeksonline

Ronaldihno gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat, si: Gremio, PSG, Barcelona, ​​Milan, Flamengo, Atletico Mineiro, Queretaro dhe Fluminense.

Ai ishte kampion bote me Brazilin në vitin 2002, ndërsa në 2004 dhe 2005 fitoi Topin e Artë. Ai shënoi 33 gola në 97 paraqitje për Brazilin./Indeksonline/