15:59 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ronaldo 35 vjet, Messi 33 vjet – le t’i shijojmë sa luajnë ende

Ditëlindjet janë ditë të lumtura por tifozët e futbollit sot nuk janë gëzuar shumë për ditëlindjen e Lionel Messit.

Kjo pasi, gjeniu i futbollit, Messi po plaket dita e ditës dhe karriera e tij është në perëndim, transmeton Indeksonline.

Messi është 33 vjeçar e rivali i tij, Ronaldo në shkurt u bë 35 vjeçar. Edhe pse rivaliteti ishte i madh, dyshja do të mbesin në histori si dy futbollistët më të mirë në histori.

Rekordet që i kanë thyer dhe paraqitjet spektakolare që kanë bërë do të mbesin si më të mirët në historinë e futbollit.

Prandaj, duke e parë se dyshja janë në vitet e fundit të karrierës, t’i shijojmë sa janë ende./Indeksonline/