Ronaldo afër “divorcit” me Juventusin, kërkon rikthimin tek ish-skuadra e tij

Cristiano Ronaldo është i lidhur me një rikthim të mundshëm te Manchester Unitedi, derisa ky mund të jetë sezoni i tij i fundit te Juventusi.
Kampionët e Series A po kërkojnë që të shkurtojnë faturën e pagave, ndërsa portugezi është përfituesi më i madh në këtë listë me një pagë marramendëse rreth 31 milionë euro, pse herë më shumë se Paolo Dybala.
Por Ronaldo nuk e ka problem të gjejë një skuadër të re, pavarësisht se është 35-vjeçar.

Manchester Unitedi mund t’ia ofrojë një pagë të mirë ish-lojtarit të tyre që e përfaqësoi klubin nga viti 2003-2009.
Ai, edhe më parë e ka shprehur haptas dëshirën që një ditë të rikthehet te “Djajtë e kuq”.
“Unë e dua Manchesterin. Të gjithë e dinë këtë. Mançesteri është në zemrën time. Përkrahësit janë të mahnitshëm dhe uroj që të mund të kthehem një ditë“, kishte thënë Ronaldo.

Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është një tifoz i madh i Ronaldos dhe me sa duket do të shijonte idenë për të qenë në gjendje ta thërriste ish-shokun e tij të skuadrës. /IndeksOnline/