23:37 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Ronaldo apo Messi? – Mourinho tregon se kush do ta fitoj topin e artë këtë sezon

Ish trajneri i shumë skuadrave, Jose Mourinho beson që Lionel Messi do ta fitoj ‘Topin e Art’ këtë sezon pas eliminimit të Ronaldos nga Liga e Kampionëve.

“Messi është duke kaluar një sezon fantastik. Tani që Juventusi dhe Ronaldo janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, ‘Topi i Art’ po e pret vetëm argjentinasin.”, tha portugezi.

Messi së fundmi shënoi dy gola në fitoren 3:0 kundër Manchester United që shërbej për kualifikim në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve. Ndërsa, Juventusi i Ronaldos nuk arriti që të shënoi fitore kundër Ajax, duke u eliminuar kështu nga ky kompeticion.

Vitin e kaluar ‘Topin e Art’ e fitoi Luka Modric, kurse Messi çuditërisht kishte përfunduar i pesti./Indeksonline/