12:48 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Ronaldo apo Salah? Muller tregon të preferuarin e tij për Topin e Artë

Thomas Muller ka bërë zgjedhjen e tij në pyetjen se kush duhet të fitoj Topin e Artë, Ronaldo apo Salah.

Sulmuesi i Bayernit foli për Daily Mirror dhe gjermani zgjodhi Salah, përpara Ronaldos dhe Messit.

“Mendoj se Salah ishte mjaft mbresëlënës. Nëse Liverpool fiton titullin e Ligës së Kampionëve, atëherë ai është një kandidat mjaft potencial” deklaroi ai.

“E gjithë bota është në kërkim të një fituesi të ri Topit të Artë, Leo Messi dhe Ronaldo janë të shkëlqyer, por performanca e Salah këtë sezon ishte gjithashtu e jashtëzakonshme” , vazhdoi Muller.

Salah ka pasur sukses të madh këtë sezon, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat dhe duke ndihmuar ‘Reds’ të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/