75 Mall Live Search
20:31 / E Hënë, 18 Shtator 2023 / C E

Ronaldo arrin në Iran për Ligën e Kampionëve, i bëjnë pritje të çmendur

Ekipi i Al-Nassr ka udhëtuar drejt Iranit, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve aziatike.

Sauditët do të përballen me Persepolis. Ndeshja do të zhvillohet të martën, në “Azadi Stadium” të Teheranit.

Iranianët i bënë një pritje të “çmendur” ekipit të Al-Nassr, aty ku aktivizohet ylli botëror, Cristiano Ronaldo.

Qindra fansa u panë duke vrapuar pas autobusit të Al-Nassr, aty ku ishte edhe portugezi.